Pentagoni: Dislokimi ushtarak rus në Ukrainë më masiv se ai i vitit 2014

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Dislokimi ushtarak rus në kufirin me Ukrainën është më masiv se në 2014, kur Rusia pushtoi Krimenë, deklaroi një zëdhënës i Pentagonit duke abstenuar për të dhënë detaje për numrin e kësaj vendosjeje që e cilësoi shumë shqetësuese.

Ndërkohë që kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell përmendi një shifër prej 150 000 ushtarësh rusë në kufirin ukrainas para se shërbimet e tij të korrigjonin këtë vlerësim për ta përmbledhur në 100 000, zëdhënësi i ministrisë amerikane të Mbrojtjes, John Kirby kundërshtoi të jepte një shifër.

“Kjo vendosje është më masive se ajo e 2014, që rezultoi me një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, deklaroi Kirby në një konferencë shtypi.

“Nuk do të jap një numër specifik”, shtoi ai, por është më shumë se në 2014.

SHBA-ja e konsideron këtë vendosje si shumë shqetësuese dhe u kërkon Rusisë të qartësojë qëllimet e saj”, shtoi zëdhënësi i Pentagonit.

“Ne nuk mendojmë se kjo vendosje është e favorshme për sigurinë dhe stabilitetin përgjatë kufirit me Ukrainën dhe sigurisht jo në Krimenë e pushtuar.

“Rusët shprehen se bëhet fjalë për manovra. Kjo nuk është e qartë për sytë tanë se kush është objektivi”, shtoi ai.

Të ngjashme