Pentagoni për rrëzimin e aeroplanit të Prigozhin: Nuk ka asnjë provë që është rrëzuar nga një raketë

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

“Nuk ka asnjë indikacion se një raketë tokë-ajër ka rrëzuar avionin që mbante liderin e dyshuar të grupit paraushtarak rus Wagner Yevgeny Prigozhin”, tha Pentagoni.

Ushtria amerikane nuk ka “asnjë informacion se një raketë tokë-ajër” shkaktoi rrëzimin e aeroplanit të mërkurën, tha zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder, raporton Radio Evropa e Lirë

“Informacioni për përdorimin e armëve të tilla është “i pasaktë”, shtoi ai.

Gjenerali Ryder tha se nuk mund të jepte informacion për shkakun e aksidentit, i cili është objekt spekulimi. Por SHBA-të mendojnë, “bazuar në një sërë faktorësh, se (Prigozhin) ndoshta është vrarë”.

Asnjë nga pasagjerët nuk mbijetoi, por autoritetet ruse ende nuk e kanë deklaruar zyrtarisht vdekjen e komandantit të grupit Wagner, pasi trupat ende nuk janë identifikuar.

Të ngjashme