Portieri Pepe Reina, ka zhvilluar të mërkurën mbrëma ndeshjen e 1000-të profesionale në karrierë.
Spanjolli, këtë numër të jashtëzakonshëm e arriti duke luajtur për Villarrealin në përballjen ndaj Cadizit në La Liga me Cadiz. Bile takimin e mbylli pa u mposhtur pasi fitoi ekipi i tij 2-0.
40 vjeçari ka zhvilluar karrierë në: Premier Ligë, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Secunda Division B.
Por, periudhën më të mirë e kaloi te Liverpooli. 394 ndeshje e djerësiti fanellën e Liverpoolit në të gjitha garat. Brenda këtyre paraqitjeve, Pepe Reina pranoi 339 gola, kurse e mbajti portën e pastër në 177 sfida.