Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar një urdhëresë më të cilën sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi.
Në urdhëresën e publikuar nga Ahmeti, thuhet se do të lejohen vetëm automjetet e Policisë së Kosovës, KFOR’it, të EULEX’it, të ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi” dhe të Drejtorisë së Inspeksionit dhe automjeteve emergjente.