Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 36 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 24 persona për vepra të ndryshme penale.Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë shtatë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 9 personave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit për rastin e
“Vrasjes së rëndë” në Prizren, si dhe me rastin e kryerjes se bastisjes, janë sekuestruar:
Një pistoletë me nr. serik T0620 – 15k00074; 42 fishekë të pistoletës; si dhe dy karikatorë.
Po ashtu, pas aplikimit të masave të fshehta, me kërkesë të Departamentit të
Përgjithshëm, të Prokurorisë Themelore në Gjilan është realizuar bastisje në dy lokacione në komunën e Vitisë, me dyshimin se disa persona janë përfshirë në veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, ku nga kjo bastisje janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar.