Për 24 orë, 37 aktakuza ndaj 53 personave

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër pesëdhjetetre (53) personave. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj nëntë (9) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për dy (2) persona, të kërkuar përmes INTERPOL-it. Po ashtu, nga kjo Prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej njëmbëdhjetë  (11) aktakuza, ndaj njëzetedy (22) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave.

Të ngjashme