Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzeteshtatë (27) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.