Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së paluajtshme”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë të hënës ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar. Gjithashtu, në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, ka ndodhur një ‘’Vetëvrasje aksidentale’’.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në katër raste të ndara dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimetkërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 23 – 27 | 7 | 1 – 1 | / | / |
Prizren | / | 2 | / | / | / |
Pejë | 12 – 15 | 1 | / | / | / |
Gjilan | / | 1 | 1 – 1 | / | / |
Gjakovë | / | / | / | / | / |
Mitrovicë | 5 – 6 | / | / | / | / |
Ferizaj | 2 – 2 | 4 | / | / | / |
Totali | 42 – 50 | 15 | 2 – 2 | / | / |
///////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shtrëngimi”;
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person i dyshuar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë se paluajtshme”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje shërbimeve”
Tri (3) aktakuza, kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare”
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar”
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pyllit”
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Rastet tjera me interes për publikun:
Në fshatin Tërsten, komuna e Kamenicës, më 03 shkurt 2019, rreth orës 19:30 minuta, një person, i moshës 18 vjeçare, duke manipuluar me një pushkë gjuetie, aksidentalisht ka humbur jetën. Rasti është cilësuar si ‘’Vetëvrasje aksidentale’’ dhe prokurori i rastit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e obduksionit.
///////////
Aktakuzat:
Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” ;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vrasje në tentativë” “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” ;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”;
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona të dyshuar në tri (3) raste të ndara.
Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitje”, një (1) person është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën
penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.