Për 24 orë 48 aktakuza kundër 55 personave

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Posedimi i narkotikëve” dhe “Mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme