Për 24 orë, 64 aktakuza, 14 persona të ndaluar

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë e katër (64) aktakuza, kundër tetëdhjetë e tre (83) personave, për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar, si dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për sekuestrime të përkohshme.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, në Gjykatën kompetente në Prishtinë, me dyshimin se katër (4) persona, janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me ç’rast ka kërkuar sekuestrimin të:

–          Gjashtë (6) automjeteve,

–          Dhjetë (10) telefona mobil,

–          Një (1) pistoletë, me dhjetë (10) fishekë, si dhe,

–          Sende të tjera (patentë shofer, SIM kartela, kartelë bankare, pasaportë, qelësa të automjeteve, leje të qarkullimit, letërnjoftime, para të gatshme, qese najloni, ngjitës, rolle foli dhe dorëza pune).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe “Trafikimi me njerëz”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, pasi dyshohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Gjithashtu, prokurori kujdestar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe kontrollim të një veture “Rent a car”, me lokacion në Obiliq, pasi që dyshohet se me këtë veturë një (1) person ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetë e shtatë (37) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Vrasja”, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Gjithashtu, nga kjo prokurori është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale ‘’Kanosje ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Organizimi i skemave piramidale’’. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim, ndaj dy (2) të dyshuarve për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, përkatësisht ndaj prokurorit të shtetit në Prokurorinë Themelore të Pejës. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, ndërsa Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ku një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa dy (2) persona të dyshuar, për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Gjithashtu, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Minierat e Mineralet’’.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja e rëndë”. Po ashtu, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Sulmi seksual”, “Dhunë në familje”, “Sulmi”,  dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për sekuestrim të përkohshëm:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, në Gjykatën kompetente në Prishtinë, me dyshimin se katër (4) persona, janë përfshirë në veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, me ç’rast ka kërkuar sekuestrimi të:

–          Gjashtë (6) automjeteve,

–          Dhjetë (10) telefona mobil,

–          Një (1) pistoletë, me dhjetë (10) fishekë, si dhe,

–          Sende të tjera (patentë shofer, SIM kartela, kartelë bankare, pasaportë, qelësa të automjeteve, leje të qarkullimit, letërnjoftime, para të gatshme, qese najloni, ngjitës, role foli dhe dorëza pune).

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Personi me inicialet, N.B., dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, personi me inicialet F.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, dhe personi me inicialet F.M., dyshohet për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave. Njëra kërkesë është paraqitur ndaj personit, me inicialet Q.G., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, ndërsa tjetra ndaj personit me inicialet F.H., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për sekuestrim të përkohshëm:

Prokurori kujdestar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim dhe kontrollim të një veture “Rent a car”, me lokacion në Obiliq, pasi që dyshohet se me këtë veturë një person ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza, kundër tridhjetë e shtatë (37) personave,  për këto vepra:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja ose dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”;

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person, me inicialet F.M., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, me inicialet D.K., dhe M.XH., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Vrasja”, “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për sekuestrim të përkohshëm:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim, në  Gjykatën Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit D.K dhe M.XH., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, ku me këtë rast janë sekuestruar:

–          Një armë gjysmë automatike M 47 dhe

–          Tridhjetë (30) fishekë.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Pejë, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për ‘’Kanosje ndaj personit zyrtar’’, përkatësisht ndaj prokurorit të shtetit, ndërsa personi tjetër për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Organizimi i skemave piramidale’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për  caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprës penale ‘’Kanosje ndaj personit zyrtar’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë,ka ngritur gjithsej 6 (gjashtë) aktakuza, kundër 6 (gjashtë) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një aktakuzë  kundër një (1) personi, për vepër penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan, kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’.

Sekuestrimet e përkohshme:

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim, në Gjykatën Themelore në Gjilan, me dyshimin se një (1) person është përfshirë në veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, ku me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

–          Një (1) automjet transportues – kamion i markës ‘’Mercedes’’, si dhe,

–          Gjashtë (6) gjedhe.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosja’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Nga Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të  dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, ndërsa në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm,  është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  ”Minierat e Mineralet”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve komunale’’.

8.       Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti  Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëgjatje prej 48 orësh njëri me inicialet A.Xh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, kurse personi tjetër me inicialet E.H., është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave. Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ku njëra kërkesë është paraqitur ndaj personit me inicialet S.SH., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa tjetra është bërë ndaj personit me inicialet O.H., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, ku njëra kërkesë është paraqitur ndaj personit me inicialet A.E., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” lidhur me veprën penale “Sulmi”,  ndërsa kërkesa tjetër është bërë ndaj personit me inicialet S.A., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje” lidhur me veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza, ndaj shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”;

Një  (1) aktakuzë kundër (2) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Të ngjashme