Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit të një personi, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër 29 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë aktakuza kundër 11 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve.