Për 24 orë janë ngritur 92 aktakuza kundër 105 personave

Prishtinë | 30 Tet 2024 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetedy (92) aktakuza kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit apo masave tjera për pesë (5) persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale.                                 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme