Për 24 orë, më shumë se 200 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë

Prishtinë | 15 Jan 2019 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

233 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore gjatë 24 orëve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 43 prej tyre janë trajtuar në dhomën e reanimimit.

Brenda kësaj periudhe kohore, kishte 38 raste kirurgjike, 78 raste internistike dhe 61 raste ishin në dhomën ortopedike.

21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 28 pacientë.

Të ngjashme