Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale, janë ngritur 25 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë 9 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 10 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa të ndara. Një kërkesë për sekuestrim të një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e masës drurore, dru “Ahu” për djegie, të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 1.20 m³.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave të pandehur. Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e masës drurore.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në tre raste të ndara.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
| Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
| Prokuroria Speciale | 1 – 1 | / | 1 – 1 | / | 1 |
| Prishtinë | 11 – 11 | 6 | 1 – 1 | / | / |
| Prizren | 6 – 6 | / | 2 – 3 | / | / |
| Pejë | / | 1 | 2 – 2 | / | 1 |
| Gjilan | 2 – 2 | 2 | / | / | / |
| Gjakovë | / | 2 | 3 – 3 | / | / |
| Mitrovicë | 3 – 4 | / | / | / | / |
| Ferizaj | 2 – 2 | 1 | / | / | / |
| Totali | 25 – 26 | 12 | 9 – 10 | / | 2 |
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së.
Sekuestrimet e përkohshme:
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale janë sekuestruar një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime.
Aktakuzat:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, si dhe tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndalimet me urdhër të prokurorit të shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave të pandehur. Një kërkesë për paraburgim është bërë ndaj një (1) të pandehuri për veprat penale “Kanosje” dhe “Ngacmimi”, kurse një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Aksident me fatalitet”.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar masë drusore, dru “Ahu” për djegie, të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 1.20 m³.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.
Rastet tjera me interes për publikun:
Në Gjilan, gjatë ditës së djeshme, më 8 janar 2020, rreth orës 15:55 minuta, një person i moshës 71 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Tek i njëjti nuk ka pasur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person të dyshuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Zjarrvënie”, si dhe , Departamenti për të Mitur ka ndaluar (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Vjedhje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në tre raste të ndara. Departamenti Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Vjedhje pylli ”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person të dyshuar në një (1) rast.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale,
Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra penale të ndryshme,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.