Për 24 orë prokurori i shtetit ngriti 76 aktakuza

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetegjashtë (76) aktakuza kundër nëntëdhjetepesë (95) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe më urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm, si dhe ka bërë një kërkesë për bastisje në Prizren, ku janë sekuestruar:

Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar “kokainë” 0.38 gr;

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar “mariuhan” 0.9gr;

Para të gatshme 6500 euro;

Para të gatshme 270 franga;

Para të gatshme 225 dollarë amerikan;

Dy (2) mullinjë për bluarje të substancave narkotike;

Një (1) shufër metalike;

Një (1) fishek;

Një (1) telefon celular;

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë edhe një kërkesë për sekuestrim në Mitrovicë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet D.G., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”. Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë i mituri me inicialet D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së. Me rastin e ndalimit të tij, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në Prizren.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person me inicialet F.Sh., për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Gjithashtu, nga kjo prokurori janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, për veprat penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale, sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm për veprën penale “Kontrabandë”, si dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                       ////////////////////

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet D.G., pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Një (1) aktakuzë kundër katër (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale ” Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ” Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “ Sulmi”.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.

  1. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar për 48 orë i mituri me inicialet D.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së.

Bastisje:

Me rastin e ndalimit të personit me inicialet D.G., për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së, me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e tij në Prizren.

Sekuestrimet:

Me rastin e kryerjes se bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht:

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar “kokainë” 0.38 gr;

Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar “mariuhan” 0.9gr;

Para të gatshme 6500 euro;

Para të gatshme 270 franga;

Para të gatshme 225 dollarë amerikan;

Dy (2) mullinjë për bluarje të substancave narkotike;

Një (1) shufër metalike;

Një (1) fishek;

Një (1) telefon celular;

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve”;

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për  veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër  dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person me inicialet F.Sh., për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 paragrafi 3 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për vepër penale Vjedhja e shërbimeve komunale” nga neni 320 të KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për vepër penale “Lëndim  i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së;

Një (1) aktakuzë  kundër një (1) personi për vepra penale “vetëgjyqësia” nga neni 410 të KPRK-së dhe vepër penale “asgjësi apo dëmtim i pasurisë” nga neni 321 të KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 360 të KPRK-së.

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Njëra kërkesë është paraqitur, ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, ndërsa kërkesa tjetër është paraqitur ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjithsej pesëmbëdhjete (15) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit

të rrezikshëm’’

Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave, për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’

Gjashtë (6) aktakuza, kundër (6) personave, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e

sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi

i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve

financiare’’

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale’’Zjarrëvënia’’

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë-Departamenti i Përgjithshëm,  janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;      

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, i substancave  psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “pranim i mallit të vjedhur “; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale” rrezikim i trafikut publik”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”;       Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”;

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “ lëndim i lehtë trupor”.

7.Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për sekuestrim të përkohëshm për veprën penale “Kontrabandë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën peanle “Vjedhje e shërbimeve komunale”.

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë truporë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedim ose përdorim i narkotikeve”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj-Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Një (1) aktakuzë ndaj një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Një (1) aktakuzë  ndaj një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme