Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur 60 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të këtij personi, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Lëshimi i qeqeve pa mbulese ose të rreme” dhe keqpërdorimi i kartelave te bankës apo te krediti neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, “Pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Lipjan, është gjetur një trup i pajetë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, si dhe trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat e ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur ri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Gjithashtu, Prokuroria e Mitrovicës, ka ngritur njëzeteshtatë nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13)personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimetkërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / 1 1 – 1 / /
Prishtinë 16 – 22 6 1 – 2 / /
Prizren 10 – 11 / 1 – 1 / /
Pejë 4 – 4 2 / / /
Gjilan 10 – 11 2 / / /
Gjakovë 3 – 3 2 1 – 2 / /
Mitrovicë 9 – 13 1 1 – 1 / /
Ferizaj 8 – 9 / 1 – 2 / /
Totali 60 – 73 14 6 – 9 / /
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Lëshimi i qeqeve pa mbulese ose të rreme” dhe keqpërdorimi i kartelave te bankës apo te krediti neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, “Pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, si dhe tre (3) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mos raportimi i abuzimit të fëmijëve “ dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës “.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”.
Raste tjera me interes për publikun:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Lipjan, është gjetur një trup i pajetë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, si dhe trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”;
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat e ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale “Sulm”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim i mallrave”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit tënjë (1) personi për shkak të veprës penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë(13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“
Një (1) aktakuzë kundër një(1) personi për veprën penale “Narkotik“
Dy (2) aktakuza kundër (5) personave për veprën penale “Mashtrim”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalim ilegal i kufirit“
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut tëpërgjithshëm”
Një (1) aktakuze kundërnjë (1) personi përveprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të mitur, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.