Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 61 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e përkohshëm të një automjeti Rover 451.6- ngjyrë hiri metalike.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person.
Gjithashtu, ka vdekur një (1) person në rrethana të dyshimta. Prokurori kujdestar ka lëshuar urdhëresë për obduksion dhe rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë,ka ndaluar tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Kanosje’’ dhe ka ngritur tridhjetë (30), ndaj tridhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosje’’.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.