Drejtoria për Shërbime Publike ka hartuar një plan ideor për pastrimin e deponive pa leje në të gjithë territorin e kësaj komune për vitin 2019.
Vetëm gjatë kësaj periudhe të vitit kanë pastruar rreth 400 tonelata me mbeturina në qytetin e Ferizajt dhe në disa vendbanime për rreth, shkruan sot “Koha Ditore”.
Deponi ilegale janë eliminuar në zonën afër shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica”, pranë Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, si dhe në rrugën “Uran Tinova”.
Arben Haliti, drejtor për Shërbime Publike në Komunën e Ferizajt, ka thënë se gjatë këtij viti do t’i eliminojnë të gjitha deponitë pa leje në tërë territorin e Komunës, derisa Komuna tashmë e ka të hartuar edhe planin ideor për një ambient të pastër.