Asociacioni Kosovar i Shkencave Forenzike kanë organizuar takimin e fundvitit me ç’rast janë prezantuar disa nga aktivitetet profesionale mjeko-ligjore, të realizuara gjatë vitit 2020, raporton Ekonomia Online.
Naim Uka, Kryetar i Asociacionit dhe udhëheqës i divizionit për identifikim koordinim dhe përkrahje tha që qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të njoftohemi me aktivitetet shkencore dhe hulumtuese të mjekëve ligjor në kuadër të Asociacionit
Ai mes tjerash tha që ky Asociacion ka bërë punë të vazhdueshme
“Kemi mbajtur konferenca të shumta, diskutime online dhe janë pasqyruar një numër i madh i punëve gjatë këtij viti 2020” tha kryetari Uka.
Ai poashtu tha që gjatë vitit 2020 janë prezantuar edhe shumë punime dhe hulumtime shkencore nga profesorë dhe mjekë profesionistë
“Kulminacioni i punës sonë ka qenë publikimi i hulumtimeve shkencore të cilat janë publikuar nëpër shumë revista prestigjioze” u shpreh Uka.