“Të përshtatshëm për çdo vrimë!”… ishte një reklamë që në esencë mundohej të reklamojë ca gozhda të cilat çuditërisht rriteshin e ngushtoheshin sipas hapsirës së vrimës ndërsa vetë gozhda kishte një elasticitet goxha të qëndrueshëm – të paktën kështu dukej nga kutia e TV. Varet nga disponimi në të cilin të gjen kjo reklamë sepse njeriu nis e bluan me mendje çkamos mbi ‘’përshatshmërinë e sendit ndaj çdo vrime ‘’…e masnej i jep çfarëdo kualifikimi kësaj fe përshtatshmërie. Thjesht , m’u bo horr ngajhera! Prap këtu do shtoja se puna qëndron tek imagjinata jote , pra a e sheh kupën gjysëm të zbrazur apo gjysëm të mbushur . Psh mua reklama më inspiroi të mendoj në neve , në shqiptarët …,ma së shumti për neve këndej në Maqedoni. Pra thash’ me veten: sa të përshtatshëm që jemi ! – ky është konstatimi parësor . Për me qenë të sinqertë deri në fund , hmmm jemi të përshtatshëm edhe ndaj vrimave!
Ndërsa se sa të qëndrueshëm jemi tujmbushvrimave ? Them – jo dhe aq ! …sepse për të mbushur një vrimë duhemi mos patur vrima në trupin tonë (lexo: ndërgjegjen tonë) , kështuqë – pahile por , jo qëndrueshëm iu përshtatemi vrimave . Hahahahha, po , ki drejt- ku po don me dal kjo, po thu ti i/e nderum/e lexues/e.
Le të analizojmë një vrimë shoqnore sot, e pikërisht këtë moment aktual politik e që ka një synim strategjik në esencë , inkuadrimin e shtetit në NATO. Kjo rrugë dhe ky synim e ka vnu shoqninë para një testi kapital sepse, vrimat e shkaktuara nga korrupcioni , komploti politik dhe intriga sot lypin të mbushen nga po ata që kanë ndihmu në krijimin e këtyne vrimave . Ose më saktë, po të njëjtët që vodhën çdo bunar burimi ujë të këtij shteti – kanë me ju ftu të dilni të votoni ose të mos votoni! Po, është thirje e qenë dhe aspak kontradikore për politikanët sado hipokrite të të duket në veprim ! Sepse , ‘’përse duhemi prap t’ju besojmë?’’ – secili nga ne bën monologun e njëjtë!? E dyta, vrimat nuk i gjen vetëmse në thesin brenda shtetit! Pikërisht tani kur lypin nga ne me plotnue vrimat për me u bo anëtarë i NATOS shpërthen një diskutim ‘’si nga qielli i gatuem’’mes dy shteteve fqinje, njërin që e ndjejmë afër afër , afër fort e fort, Kosovën dhe tjetrin që e ndjemë të largtin, të largtin por të doemosdoshmin, Serbinë! Ai i Serbisë mbajti një kaloresk fjalim dje në Mitrovicë, por pa hidhnime a , sepse së shpejti një po të atillë kaloresk do e shohim shpejt nga ai i Kosovës në Preshevë . Kështu shkojnë punët, ju thash , të lidhura kapilare dhe nën dozën e domino efektit!
Vetëm një kaçurel nga truni do thoshte se kjo ‘’spikamë negociatash mes këtyne dy shteteve ‘’ s’ka lidhje me ne, por unë jam ende besnike e tezës se kapilaret e Ballkanit i ndihmojnë energjisë të qarkullon edhe kur e mira është për t’u bërë , por edhe kur e keqja është për t’u vjellë! Tani, si po jua mer mendja , cila po gatuhet? Përgjigja ime është se po gatuhet një e mirë e qëndrueshme përkohësisht , drejt një kapërcimi të ri ! Kështu është gjithmonë në vendet me konteste të hapuna ! Për t’a rrumbullkësu ma shpejt I nderum lexus e lexuese: jemi para zgjedhjeve parlamentare në Parlamentin e Evropës, Brexit po bëhet vëtngrënës për britanezët ( buuu , skocezët kishin dalur me 46 për qind proautonomisë nëse Brexiti vihet në jetë), marëdhëniet bipolare ruso –amerikane duan një sfond qetësie në Ballkan ( kush më shumë e kush më pak, qëllimi është i ndryshëm ; njëri biznes orientuar – tjetri intrigë orientuar/ por hej , si gjithmonë! ), ndërsa shumë prodhime përçudnuese në Ballkan formë shtetesh nuk po rrehatojnë veten asesi! Në kërkim identiteti jemi të gjithë, paj dhe shtetet n’përçudnim e sipër!
Por miq, ndoshta mjafton të kujtojmë se ishte pikërisht Merkel ajo që në politikën ndërkombëtare lansoi një proces të ri të quajtur ‘’Ballkani perëndimor 6’’. Ideja e këtij procesi merkelian ka të bëjë me vendosjen e një dimezioni /preteksti human procesit politik në Ballkan : lidhjes e hapjes, solidarizimit, bashkëpunimit , ose më saktë, Merkel vetëpasqyron vyrtytin e saj kryesor në politikë- humanitetin e kësaj here në Ballkanin Perëndimor. Sado asaj kriza e migrantëve po ia shkund themelet në vendin amë , Merkeli vazhdon të ushqejë besimin se një Ballkan me dimension human politik , mund të sfidojë ndryshe veten, Por, ç’është dimenzioni human politik sipas Merkelit? Është ajo që e dëgjojmë ta thonë panda të tre lidërët të vum në sprovë aktualisht, edhe kryeminsitri i këtij shteti edhe presidenti i Kosovës por edhe ai i Serbisë; emëruesi i përbashkët ka të bëjë me gjetjen e marëveshjesve dhe kompromiseve përmes negociatave dhe në emër të paqës!
Unë, po tentoj ta shoh kupën gjysëm të mbushur dhe të konstatoj se fuçi baruti askush nuk don të shohë më në Ballkan! Domino efekt do ketë padyshim , por në emër të konsolidimit të marëveshjes mes shteteve dhe gjetjes kompromise , sipas modelit të Maqedonisë do thoshte dikush me babaxhanllëk, ndërsa unë me kokulje madje- tuj e pranu se kush na e boni bukën! Por …të gjithë duan të shohin një të vetem, e kjo është demokraci participative e përmes referendumeve kësaj here ! Pra, jemi unë e ti i/e nderum/e lexues/e që duheshkemi të bëjmë punën, ne që iu hidhërohemi vrimave të bëme nga përfaqësuesit tanë të korruptuar dhe përsëri ne ata që duhemi të mbushim vrimat!
Sa jemi elastikë ta kuptojmë këtë momentum politik të krijuar nga partnerët tanë ndërkomëbatrë? Nga përvoja e them se jemi shumë elastik madje, ngase kjo mendje kujton ende luftën dhe rrënien e madhe …por kujton edhe ngritjen lart të vendeve e në stad sovrani – përsëri të ndihmuar nga ndërkombëtarët, e për një arsye ende të çuditshme për ne . Prandaj, që të mos mbetemi më në STAD HABIE E GOJËHAPUR MBUSH ME POPULIZËM- por të mbyllim gojë e të nxisim një dimenzion tjetër: ekonominë ! E thjeshtë , goja mbyllet kur punon e han!
Vrimat duhemi mbyllur të gjithë bashkë e me kaq takat të korruptum që disponojmë dhe me kaq plogështi besimi në institucione që na ka mbet me e ruajt ! Nëse gjatë kësaj fushate drejt NATOS e për emër të ri , ju trokasin në derë për t’ju bindur të dilni nga strofkulla e të votoni ‘’PRO ‘’ ndërsa tjetri – të mbeteni prap në strofkullë, unë do ju këshilloja të bëni të parën sado të lodhun e të këputun e të pabesë e shihni shtetin ndaj jush! Nuk jemi ne ata që po mbushim vrimat e të këqinjve , jo jo, por jemi ne ata që vrimave duam t’ju vemë një gozhdë stabile për t’i ngujuar mynxyrat e palaçllëqet e politikajve!
Pastaj- gjërat nuk marin fund me referendumin e suksesshëm , hej – u bomë sofistë edhe ne tani, sepse e dijmë se gjërat tek atëherë … FILLOJNË! Kinezët thonë : është mëkat të jetosh në kohë interesante, perëndimorët thonë : është fat të jetosh në kohë interesante! Ooo po ju them, është e gjitha tek ajo se si e sheh kupën, gjysëm të mbushun ose gjysëm të shprazun …Unë moti kohë dua ta lexoj mbush!