Grupi italian i muzikës rok, “Maneskin”, fitoi edicionin e 65-të të Eurovision me këngën “Zitti e buoni”, dhe përveç një melodie goditëse, kënga mbart gjithashtu një mesazh unik paksa ‘rebel’.
“Zitti e Buoni” në përkthim do të thotë “Hesht dhe rri qetë (sillu mirë)” – duke aluduar në një frazë që lidhet me disiplinën dhe shpesh u thuhet fëmijëve.
Siç e kanë përshkruar anëtarët e grupit – kënga është një ftesë për të vlerësuar individualitetin tonë, flet për spikatjen, duke kundërshtuar pritshmëritë dhe rregullat stereotipe të shoqërisë.
Megjithëse kërkon vetëdijesim dhe sfidë të atyre që nuk të pranojnë ashtu siç je, pas triumfit të grupit në Sanremo, teksti duhej të ndryshohej për festivalin evropian të këngës.
Në “Zitti e buoni” ka në të vërtetë disa referenca shumë të qarta, megjithatë, për shkak të rregullave të konkursit që ndalojnë çdo sharje ose gjeste të pahijshme, teksti është përshtatur.
Më poshtë është një përkthim i “Zitti e buoni”:
Ata nuk e dinë se për çfarë po flas
Je pis, vëlla, plot baltë
Njollat e cigares midis gishtërinjve tu
Unë me një cigare duke ecur
Më vjen keq, por vërtet besoj
Se mund ta bëj këtë kërcim
Edhe nëse rruga është përpjetë
Prandaj po stërvitem tani
Dhe mirëmbrëma zonja dhe zotërinj
Nxirrni aktorët jashtë
Më mirë prekni testiset tuaja
(Versioni i Eurovisionit: Më mirë të mos bësh më gabime)
Më mirë hesht dhe rri qetë (sillu mirë)
Njerëzit këtu janë të çuditshëm si shitësit e drogës
Unë kam qenë i mbyllur shumë net
Tani do të godas portat
Duke shikuar lart si një alpinist
Prandaj më fal, mami, që kam qëndruar jashtë gjithë kohës
Unë jam i çmendur, por ndryshe nga ata
Dhe ju jeni të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Unë
Kam shkruar faqe dhe faqe
Kam parë kripë pastaj lot
Këta burra në veturë
Nuk ngjiten thepave
Shkruar në një gur varri
Në shtëpinë time nuk ka Zot
Por, nëse gjen kuptimin e kohës
Do të ngritesh nga harresa jote
Dhe asnjë erë nuk mund ta ndalë
Fuqinë natyrore
Nga këndvështrimi i duhur
Nga era ndien tronditje
Me krahë dylli në shpinë
Do të kërkoj atë lartësi
Nëse doni të më ndaloni provoni përsëri
Provoni të më prisni kokën
Sepse
Unë jam i çmendur, por ndryshe nga ata
Dhe ju jeni të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Njerëzit flasin për fat të keq
Ata flasin, nuk dinë se për çfarë flasin
Më ço atje ku po notoj
Kam mungesë ajri këtu
Njerëzit flasin për fat të keq
Ata flasin, nuk dinë për çfarë flasin
Më ço atje ku jam duke notuar
Kam mungesë ajri këtu
Njerëzit flasin për fat të keq
Ata flasin, nuk e dinë se për çfarë dreqin flasin
(Versioni i Eurovisionit: Ata nuk dinë se për çfarë flasin)
Më ço atje ku po notoj
Kam mungesë ajri këtu
Por, unë jam i çmendur, por ndryshe nga ata
Dhe ju jeni të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi të çmendur, por ndryshe nga ata
Ne jemi ndryshe nga ata
/Telegrafi