Nëse keni bërë plan që të largoheni nga puna dhe të udhëtoni në gjithë botën, ose t’i propozoni të dashurës tuaj martesë atëherë duhet ta bëni.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Universiteti i Illinois, njerëzit më shumë pendohen për gjërat që nuk i kanë bërë në jetë, se sa për ato që i kanë bërë.
Më shumë se 400 persona janë pyetur për pendesat që kanë dhe shumica prej tyre kishin të bëjnë me lidhjet e dashurisë.