Për çfarë u qortua Alketa Vejsiu në Sanremo?

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Prezantimi i Alketa Vejsiut në Festivalin e Sanremo ishte kryefjala e mediave shqiptare dhe jo vetëm.

Padyshim që pjesëmarrja e saj në festivalin e madh nuk mund të lihej pa komentuar nga mediat italiane dhe sidomos kur shoqërohet me një incident.

alketa-vejsiu1

“Ishte eksplozive. Showgirl e lindur në Tiranë tregoi një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, mori në dorë gjithë festivalin dhe i vodhi shfaqjen madje edhe prezantuesit Amadeus,”- shkruan Il Messaggero.

Ndërsa shton: “Ajo foli për ëndrrat e bëra realitet duke treguar besim ekstrem në vetvete. Por duke e mbajtur linjën më shumë se ç’duhet.”

alketa-vejsiu3


Kjo i referohet incidentit që ndodhi mbrëmjen e së enjten në Sanremo.

Pas prezantimit të këngëtares që garonte Elodie, Alketa dhe Amadeus dolën nga skena. Por ajo kishte harruar që të mbyllte mikrofonin nga ku u dëgjua të thoshte: “4 minuta? Por kishim bërë një marrëveshje.”

Prezantuesja shqiptare duket se u qortua për shkak se foli më gjatë.

Pas kësaj, Alketa doli sërish në linjë por jashtë skenës këtë herë disa minuta më vonë.

alketa-vejsiu4

Por ishte më e shpejtë në kalimin e linjës.

Ndërsa në një moment të dytë thotë në gjuhën italiane: “Kam pirë një çaj kamomili, kështu që do flas më ngadalë …”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme