Për çka u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini më 10 shkurt 2007?

Prishtinë | 10 Shk 2022 | 22:28 | Nga Halil Matoshi

Si po interpretohet ideologjikisht historia dhe pse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po i legjitimon forcat kundër Kosovës së 17 shkurtit?

Ajo dekoroi Balajn e Xheladinin me medalje presidenciale, me motivacion për guxim dhe aktivizëm qytetar!

Obstruksioni i fakteve nuk ka brina!

Në anën tjetër, opurtunët e dijeve humane (historianët frikacakë e t’padije) po e lejojnë shtrembnimin e historisë së re të Kosovës, pa u skuqun fare!

Faktet janë kryeneçe: Me 2 shkurt Ahtisaari e dorezan Plani Gjithpërfshims në Këshill të Sigurimit të OKB-së, që i garantonte Kosovës pavarësi Kombëtare.

Lëvizja Vetëvendosje ngritet kundër, tue i thanë popullit të Kosovës se ky plan ofron autonomi nër Serbi për Kosovën. Shpërthejnë demostrata të dhunshme me 10 shkurt, ku vriten dy të rinj nga forcat e kontigjentit rumun në policinë e UNMIK-ut.

Faktet thonë së Balaj e Xheladini ishin në anën e kundërt të pavarësisë.

Dekorimi i tyne nga Presidentja Osmani âsht mohim dhe relativizim i forcave që e bânë vërtet pavarësinë, së bashku me Perëndimin, pra âsht retushim stalinist i historisë së re të Kosovës!

P.S.

Balaj e Xheladini kanë besu në parullat e Organizatës së tyne se Pakoja vërtet ishte kundër pavarësimit por vrasja e tyne âsht e dhimbshme sepse u përdor dhunë joproporcionale ndaj protestuesve.

Ishte humbje e pakompensueshme për familjet.

Por ata nuk u vranë për pavarësinë e Kosovës!

Të ngjashme