Shefi i departamentit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Eshref Kryeziu, ka thënë se procesi i vaksinimit në këtë komunë është duke vijuar në mënyrë të rregullt.
Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se gjatë ditës së sotme janë vaksinuar rreth 150 pacientë.
“Sot na kanë arritur diku 1620 vaksina anti COVID-19 dhe mendojmë që në javën e ardhshme do të arrijnë një numër më i konsiderueshëm i tyre”.
“Vaksinat na erdhën diku ka ora 12:00. Për shkak të interesimit të madh, e bëmë një organizim të shpejtë. Organizuam dy ekipe dhe mbarëvajtja ka shkuar shumë mirë”.
“Nuk kemi pasur tollovi, ka shkuar shumë qetë. Sot i kemi vaksinuar diku 150 pacientë. Ne e kemi bërë organizimin edhe për nesër e pasnesër, ku pritet çdo ditë të jepen nga 300 vaksina”.