Për definim të trupit pushoni më shkurt mes ushtrimeve

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Në qëllimin e përjetshëm për të pasur përqindje më të ulët të dhjamit në trup dhe definim më të madh, super-seti është bërë kampion.

Periudhat e shkurta të pushimit mes ushtrimeve e mbajnë lartë pulsin e zemrës tuaj, muskujt e lodhur dhe metabolizmi funksionon jashtëzakonisht mirë.

Sidoqoftë, nëse jeni duke kërkuar më shumë forcë, atëherë studimet sugjerojnë të pushoni më gjatë.

Në një studim të fundit, shkencëtari i ushtrimeve fizike, Brad Schoenfeld, i ka futur dy grupe të peshëngritësve në të njëjtin program tetë-javor por me një ndryshim vital: periudha e tyre e pushimit mes ushtrimeve.

Njëri grup kishte pushuar 60 sekonda pas secilit ushtrim, ndërsa grupi i dytë kishte pushuar dy deri në katër minuta.

Shkencëtari kishte zbuluar se ata që pushojnë më gjatë kanë rritje më të madhe në forcën muskulore.

Pra, përderisa super-setat në palestër ende janë të rekomandueshëm për humbje të dhjamit dhe për trup më të mirë, nëse dëshironi forcë, duhet të pushoni më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme