Për disa VIP-a shqiptarë pushimet luksoze nuk kanë të mbaruar

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 14:53 | Nga

Jemi në muajin më të nxehtë të verës, kur të gjithë po shijojnë rrezet e diellit dhe pijet freskuese në bregdet, por njëkohësisht po numërojmë edhe ditët kur do të nisim monotoninë mbytëse të qytetit.

Po, por kjo e fundit nuk vlen për disa personazhe të njohur të ekranit, të cilët nuk shqetësohen se po përfundon vera që të përfundojnë pushimet… sepse i gjithë viti u kalon duke udhëtuar apo duke pushuar (ok, jo i gjithë viti, por pjesa më e madhe).

Dikush moderator, një tjetër modele, tjetra këngëtare e tjetër kush blogger-e, nuk zgjedhin vetëm verën për të pushuar, por dhe stinë të tjera.

Natyrshëm (siç e do zakoni), na lind vetëm një pyetje: O xhaxhi, o teta… sa e keni rrogën? Duken pushime të kushtueshme, jo për gjë…

 

  1. Blendi Fevziu

Moderatori i “Opinion” është nga ata personazhe, të cilin mund ta shohësh në Bahams apo në Cancun në mes të dhjetorit. Mjafton një vizitë në profilin e Blendit dhe do të shohësh që përveç të ftuarve në Opinion, aty ke të postuar vetëm foto nga pushimet. Herë në Dhërmi, herë në Mykonos, herë në Iran, herë në Islandë – Fevziun do ta gjesh gjithmonë në një vend të ri thuajse çdo javë. Epo, ‘hallall’ i ka… gjithë ajo punë gjatë vitit duhet t’i shpërblehet!

 

  1. Ardit Gjebrea

Ndryshe nga kolegu i tij, Arditi zgjedh të udhëtojë e të pushojë brenda vendit. Nga postimet e showman-it të njohur mund të shohim se mund ta gjesh në të katër anët e vendit, në çdo cep të Shqipërisë, tek-tuk edhe ndonjë ditë pushimi jashtë, gjatë gjithë vitit. Fundja, edhe Arditi njësoj si Blendi; po nuk i bënë këto lloj pushimesh dy nga njerëzit më të njohur e më të dashur të ekranit, kush do t’i bëjë?

 

  1. Armina Mevlani

Ndryshe nga të tjerët që shpenzojnë për pushimë, Armina është nga ato raste që bën para nga pushimet. Pra, Armina është shumë me fat.

Po të shohësh në rrjetet sociale të blogger-es do ta shohësh me pushime edhe gjatë dimrit, vjeshtës apo pranverës. Ku? Epo, bota ka vende plot dhe Armina duket se ia ka vënë qëllim vetes t’i zbulojë të gjitha!

 

  1. Aurela Hoxha

Në fakt, Aurela është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes për pushimet e saj (të shumta) jashtë vendit. Edhe pse ajo e ka mohuar vazhdimisht që në pushimet e saj nuk ka fare dorë i dashuri i saj, sërish moderatoren e njohur e shohim në bregdetet e huaja më shpesh seç mund të shohim dikë tjetër. Madje, shprehje të tilla si: “ika në Maldiva”, “pushimet i kalova në Ibiza” janë kthyer në humor në rrjetet sociale duke qenë se Aurela ka udhëtuar shumë shpesh drejt këtyre destinacioneve.

 

  1. Zaimina

Edhe Zaiminën nga ana tjetër, e shohim shpesh me pushime… dhe kur themi shpesh nuk po flasim vetëm gjatë sezonit veror. Edhe në dimër, apo në ditë të tjera që për ne janë të zakonshme, këngëtaren tashmë bizneswoman, mund ta shohim në Amsterdam, Maldives, Milano, Romë për të pushuar. Ok, e kuptojmë Zaiminën sepse ngarkesa që i ka dhënë biznesi i ri kërkon pushime më të shpeshta.

 

  1. Franceska Jaçe

Ish-banorja e Big Brother është e fundit, por jo më pak e rëndësishmja në listën e personazheve të famshëm që kalojnë pjesën më të madhe të vitit me pushime dhe që na bëjnë të pyesim veten: ‘Ore, sa e kanë rrogën këta?!”. Por me Françeskën është problemi i zgjidhur sepse në një intervistë për Thumb, ajo është shprehur se të gjitha ia paguan babai.

 

Tani, besojmë se ka ardhur koha të përdorim një shprehje të re: “Puno fort që një ditë të bëhesh si këta 6 personazhe publikë! /Blitz.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme