Për dy ditë, dy boksierë japonezë kanë vdekur si pasojë e dëmtimeve të pësuara në tru gjatë një eventi boksi në Tokio.
Boksieri Hiromasa Urakawa vdiq të shtunën ku ishte në spital që nga dy gushti, në ditën kur ai u mposht me nokaut, ndërsa boksieri tjetër, Shigetoshi Kotari, vdiq të premten nga lëndimet e marra gjatë një ndeshjeje tjetër në të njëjtin aktivitet.
Të dy boksierët i janë nënshtruar operimeve për hematomë subdurale, një gjendje ku gjaku grumbullohet mes kafkës dhe trurit, shkruan BBC.
Në lidhje me ngjarjet e rënda ka reaguar edhe Organizata Botërore e Boksit, ku tha se iu shpreh ngushëllime familjeve dhe komunitetit japonez të boksit në këtë kohë të vështirë për ta.
Pas këtij aktiviteti, Komisioni Japonez i Boksit (JBC) njoftoi se të gjitha ndeshjet për titullin e Federatës së Boksit të Orientit dhe Paqësorit (OPBF) do të zhvillohen tani në 10 raunde në vend të 12.
Urakawa është boksieri i tretë me profil të lartë që vdes në vitin 2025, pas irlandezit John Cooney, i cili vdiq në shkurt pas një ndeshjeje në Belfast.