Dy të mbijeturave nga dy familjet Cara në Thumanë të cilët kanë humbur të gjithë familjarët e tyre nga tërmeti do të marrin trajtim financiar për gjithë jetën.
Ata janë Albert Cara o cili është dërguar për mjekim të specializuar në Itali pasi ka dëmtime të shtyllës kurrizore si dhe Lindita Cara.
Ne mbledhjen e sotme të qeverisë Rama foli per një ndryshim në ligjin 7703 datë 11/5/ 1993 për Sigurimet shoqërore. Qeveria ka hartuar aktin normative ë krijon hapësirën ligjore për të dhënë trajtim të posacëm financiar të të gjithë atyre që kanë mbijetuar në familjet ku tërmeti ka marrë jetë.
“Dje kam shoqëruar Albert Carën, i cili ende nuk di se ka humbur të gjithë. Urojmë me të gjithë shpirt ta kapërcejë situatën e rëndë sepse është i dëmtuar në shtyllën kurrizore e kemi cuar në një mjekim të specializuar në Itali.. të gjithë e dimë si do të jetë kur ai të prëballet me faktin që ai ka humbur të gjithë. Edhe Lindita Cara ka humbur të gjithë. Për të dy në këtë akt ka trajtim të veçantë.”