Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka deklaruar në Beograd se është e papranueshme taksa që ka vënë Kosova ndaj produkteve serbe, njësoj siç është i papranueshëm edhe lobimi i Serbisë kundër Kosovës qoftë për pranimin në organizatat ndërkombëtare, qoftë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së saj, e citon atë B92, transmeton Koha.net.
Ai gjatë konferencës së përbashkët me nikoqirin, ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij që të ndihmojë dialogun midis Beogradit e Prishtinës, duke theksuar se për një gjë të tillë ka rëndësi vullneti i mirë i të dy palëve.