Kohë më parë një lokal masazhi ishte mbyllur në Prishtinë nga Inspeksioni i komunës.
Por shiriti që vendosi komuna është hequr, e për këtë Inspeksioni e mbylli sërish dhe i shqiptuan gjobë prej 1 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Faceebok.
Ai ka shkruar se përveç gjobës prej 1 mijë eurosh do të procedohet edhe Kallëzim Penal për heqje të shiritit dhe bllombës.
Ky është statusi i Tahirit:
Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspekcioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit.