Banka Qendrore Europiane ka rritur normat e interesit për herë të parë në më shumë se 11 vjet, me synimin për të kontrolluar inflacionin në rritje të eurozonës.
BQE rriti normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindjeje në 0.0% të enjten dhe planifikon ende rritje gjatë këtij viti.
Norma ka qenë negative që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat të japin hua në vend që të depozitojnë para në bankë, transmeton Gazeta Express.
Çmimet e konsumit u rritën me një normë rekord prej 8.6% në 12 muajt deri në qershor.
Dhe kjo rritje është shumë mbi objektivin e bankës prej 2%.