Superkupa e Evropës do të ketë një përballje angleze.
Chelsea dhe Liverpool do t’i masin forcat për të fituar këtë trofe evropiane.
Kësaj radhe do të ketë risi sa i përket ndarjes së drejtësisë.
Një femër do ta referojë këtë ndeshe.
Francezja Stéphanie Frappart, 35-vjeçare, do të shkruajë historinë si gjyqtarja e parë femër që gjykon në një ndeshje të madhe të meshkujve në garat e UEFA-s.
Gjigandët anglezë do të zbresin në fushë më 14 gusht në “BJK Vodafone Park” në Stamboll.
Këtë vit kemi pasur dy finale angleze në dyja gara, atë të Ligës së Kampionëve ku Liverpool ka mposhtur 2 me 0 ekipin londinez Tottenham.
Në finalen e Europa League poashtu ka pasur një finale angleze.
Përballjen mes ekipeve londineze Chelsea dhe Arsenal, e fituan “blutë” me rezultat 4 me 1.
E do të ketë edhe finale të tretë mes Liverpool dhe Chelsea, që do të zhvillohet më 14 gusht.