Para pak muajve, Tuna zbuloi se ishte bërë nënë për herë të dytë. Ajo përmes rrjetit social “Instagram” publikoi fotografi të saj nga materniteti, të shkrepura gjatë lindjes së fëmijës.
Këngëtarja zbuloi se u bekua sërish me një djalë, që e ka pagëzuar me emrin Zen.
“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna në postimin e saj.
Menjëherë pas zbulimit të lajmit reagoi dhe Patrisi, i cili tregoi se ai është babai i fëmijës së dytë të Tunës.
Ndjekësit filluan të aludonin për këtë fakt, sepse Tuna nuk e ka përfshirë në asnjë postim Patrisin pas lindjes për shkak të ndarjes së tyre që nuk ka qenë aspak miqësore.
“Mirë se erdhe në jetë ZEN”, shkroi Patrisi në ditën që Tuna dha lajmin.
Ndërkohë, dje për herë të parë pas lindjes së vogëlushit, Patrisi ka publikuar një video shumë të ëmbël me djalin. Ai ka postuar në rrjetin social “nstagram” një video, në të cilën shihet duke larë Zenin në një vaskë.
Patrisi nuk ka ngurruar që këtë moment kaq të bukur ta ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.