Klubi MTB Prishtina së bashku me Federatën e Çiklizmit të Kosovës, do ta organizojnë garën “DH Cup” Prishtina 2022, në disiplinën “Down-Hill”.
Një ngjarje e tillë, do të organizohet për herë të parë në vendin tonë ndërkohë datat dhe vendi janë bërë të ditura.
Kjo garë pritet të zvhillohet 12-13 nëntor, në parkun nacional Gërmia, nga ora dhjetë, ku pritet te marrin pjesë një numër i madhë i garueseve. Detajet tjera pritet do të behën të ditura në ditët në vazhdim.