Rusia ka regjistruar në 24 orët e fundit nëntë mijë e 974 raste të reja me koronavirus, njoftojnë zyrat shtetërore ruse.
Kjo është hera e parë në 12 ditë që ky vend raporton më pak se dhjetë mijë të infektuar në baza ditore, shkruan CNN.
Rusia zyrtarisht ka raportuar 252 mijë e 245 raste totale me Covid-19. Ky shtet zë vendin e dytë në botë me numrin e të prekurve nga virusi, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.