Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njofton se vazhdon të mbetet e mbingarkuar me pacientë që po marrin trajtim emergjent mjekësor.
Bazuar në raportin e punës së kësaj klinike, për 4 ditë në këtë klinikë, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë 871 pacientë me sëmundje të ndryshme.
“Prej tyre, 96 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror. Poashtu, janë kryer 15 operacione emergjente, 54 raste pas aksidenteve në trafik, 7 rate të helmimeve”, thuhet në njoftim.