Me rastin e shënimit të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Handikos ka vendosur dy instilacioni, kukulla me thënie të fëmijëve të cilët janë viktima të dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.
Afrim Maliqi, drejtor i Handikos tha se fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat të barabarta.
“Fëmijët duhet të jenë të lumtur dhe të gëzojnë të drejtat, siç po i shihni këta fëmijë këtu. Paragjykimet akoma ekzistojnë për këta fëmijë, qasja dhe pamundësia për të lëvizur lirshëm dhe legjislacioni që duhet bëjë më shumë për këta fëmijë”, tha Maliqi.
Kaltërina Misini, zyrtare për informim në Handikos, tha se këto instilacioni me shërbejnë si një mënyrë për të pasqyruar gjendjen e fëmijëve.
Sipas saj për katër muaj janë raportuar 118 raste të dhunës në familje kur 4 prej tyre kanë qenë me nevoja të veçanta, raporton EO.
“Ky është një aktivitet simbolik por që në vete bartin shumë mesazhe të forta, dhe presim që edhe institucionet ta përkrahin këtë kampanjë”.
“…vlen të ceket që gjatë 4 mujorit të fundit nga Policia kanë raportuar se janë 118 raste të dhunës në familje, ku 4 prej tyre janë me aftësi të kufizuar”, tha Misini.