U bënë sa ditë që qytetarët dalin në ballkonet e tyre dhe bëjnë zhurmë më tenxheret e tyre në shenjë paknaqësie për zhvillimet e fundit në qeverinë e Kosovës.
Kush i bjen për Kurtin e kush për Mustafën nuk e di, por një gjë e di që për mua krejt kjo situatë ishte një dejavu nga të ’90-tat e sjellur në një kontekst krejt tjetër që kurr nuk e kisha menduar se do ta përjetoja ndonjë herë. Atëkohë protestonim për shumë paknaqësi e padrejtësi që na bëheshin prej regjimit të Millosheviqit dhe një nga format ishte edhe ajo e zhurmës me celësa, që mu kthye si kujtesë këto ditë. E sot, kundër kujt po zhurmohet sot dhe për cfarë?!
Në këtë kohë krize globale shëndetësore dhe jo vetëm për shkak të konsekuencave së të parës, qeveria e Kosovës po distancohet nga vetja e vet e po karantinohet.
Në vend të fokusit kryesor kundrejt problemeve aktuale Kryeministri I vendit për shkak që Ministri Veliu nuk ia mbajti ISO-n e shkarkoi pa as edhe një diskutim të vetëm si e do rendi midis partnerëve të koalicionit qeverisës.
Pse? A mendoni se nuk e dinte Kurti se si do te rridhte ngjarja më pas? Cilat do të ishin veprimet apo vendimet e partnerit të tij qeverisës LDK?
Për këdo që mendon kthjellët dhe pa emocione pamja është e qartë.
LDK ose do të nënshtrohej ose do të largohej.
Njëkohësisht Kurti ose do të kërkonte falje dhe do ta tërhiqte vendimin për të mos u prishur qeveria ose do ta rrëzonte veten në mënyrë indirekte.
Për cfarë? Për t’I ikur përgjegjësisë? Për tu viktimizuar? Për tu fuqizuar?
Populli ka të drejt që është indinjuar sepse ju kanë votuar dhe ju I keni premtuar shpresën. Ata sot I rrehin tenxheret për ju dhe kjo do të jetë muzika që do t’ju përcjellë në fundin e projektuar nga vetë ju.