Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi, është kandiduar për deputet nga radhët e PDK-së, raporton EkonomiaOnline.
Ai bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin kanë vizituar qendrën tregtare “Albi Mall”, në Prishtinë.
Por, në postimin e tij në Facebook, Remi, Kadri Veselit i është referuar me termin “kryeministër”.
Ky është postimi i plotë i Remit:
Me Kryeministrin Kadri Veseli sot vizituam Qendrën e Biznesit ALBi, pronari Tahir Humolli me zemergjërsinë mikëpritëse na priti dhe njohu me zhvillimet e biznesit tani dhe në të ardhmen, Dekada e Re në ecje të pa shmangshme me rend dhe ligj.
Urime dhe faleminderit familjes Humolli!