Për librat e gjuhës shqipe, Qeveria e Serbisë mbanë peng nxënësit e Luginës

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Tekstet në gjuhen shqipe vazhdojnë të mbesin shqetësim për nxënësit e komunave të Luginës së Preshevës. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) ka reaguar të hënën pasi Ministra serbe e Arsimit nuk ka kthyer përgjigje për lejen e përdorimit të teksteve të gjuhës shqipe për klasat e ulëta dhe për të tekstet e matematikës në gjimnaz.

“Shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me KKSH ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III (Gjimnaz). Sipas ligjit për tekstet shkollore nr. 27/2018, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthej përgjigje. Më datë 14.08 janë bërë 60 ditë nga kërkesa dhe ende nuk kemi përgjigje”, ka shkruar Nevzat Lutfiu, kryetar i KKSh-së.

Për këtë dhe për të gjitha sfidat e arsimit shqip, ai thotë se i ka dërgova kërkesë për takim ministres së arsimit në Serbi, Slavica Dejanoviq.

“Kur është në pyetje të ndëshkohen shqiptarët, thirren në ligje, kur është në pyetje interesi i shqiptarëve i shkelin ligjet”, ka shkruar Lutfiu në reagimin e tij.

Të ngjashme