Policia në Ferizaj ka bërë publik raportin 9 mujor mbi vrasjet, lëndimet, aksidentet në trafik dhe gjobat në këtë rajon.
Në raport thuhet se nga muaji janar deri në fund të shtatorit në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur dy vrasje, 18 lëndime të rënda trupore dhe 239 lëndime të lehta trupore.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 1515 aksidente trafiku, prej të cilave 3 kanë qenë me fatalitet.