Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 15,967 doza kundër vaksinës së koronavirusit.
Deri më sot 267,979 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë të koronavirusi, ndërsa nga fillimi i vaksinimit në nivel vendi janë dhënë 798,812.
Në 24 orët e fundit nga 13,120 testime, 1,891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Për një ditë janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për një ditë janë shëruar 1,483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112,883.
Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 25,797.