Duke kërkuar në vrap e humbim këtë të fituar me gjak. Nuk bënë ta vrasim pa e jetuar dhe ditur ndjenjën e të mësuarit të jetosh i lirë. Që të jetojë një e re, duhet të zhduket një e vjetër. E reja në politikën e Kosovës duhet të burojë nga dija ,të ushqehet nga ligjet, të rritet bashkë me të drejtat civile për tu përsosur në formësimin e shtetit të së drejtës.Koncepti i tillë mbi politikën që do e dëshiroja të jetë parimi veprues për cilëndo parti politike pozitë opozitë në këtë vit që shpresoj të jetë i mbarë për Kosovën .Koncepti që mbanë pavarsinë pa qenë arrogantë,të bindshëm por pa qenë servilë, ecjës e jo vrapit.Shoqëria në Kosovë ka filluar të aftësohet dhe të japë ndjeshmëri ,vëmendje por dhe pushtet cilido që është i zoti të i japë këshillë për rrugën kah duhet të shkoj,por sipas një rregulle të përcaktuar qartë që është pranim bazë i demokracisë.Ajo e humb këtë aftësi kur vëren se këshilla drejtuar saj është e dhënë nën influencën e motiveve egoistike dhe vrapit për pushtet.Kjo shoqëri më nuk toleron që politika e vrapit të krijojë qytetarë a politikan të TURRIT
Drith në mulli, në vend të kullës së fjalëve
Pozita politike në Kosovë ka zgjedhur rrugën e saj të ecjes së ngadaltë por të sigurt ,ecja e tillë nuk toleron kthimin mbrapa.Obligimet e karakterit ndërkombëtar ,e që janë rezultat i të gjithëve po i kryen me kujdesin maksimal.Mbrenda shtëpisë ajo i ka caktuar vijat programore dhe mënyrën e shfrytëzimit të së mirës publike.Ka krijuar identitetin e vet qartë duke caktuar prioritetet investuse, si fushën e infrastruktures rrugore,arsimit por pa lënë anash edhe fushat tjera .Mund të mos pajtohemi me këto, por ky është vullneti i shumicës dhe duhet respektuar .Politika e tillë e ecjes së ngadaltë e bënë stabile por dhe gradualisht rezultative. është e qartë se heqja e të gjitha burimeve të pakënaqësisë është qëllimi i politikës ,por se të mendohet se me turr a vrap në politikë ato të kryhen është qasje e gabuar .
Duke kërkuar në vrap e humbim këtë të fituar me gjak. Nuk bënë ta vrasim pa e jetuar dhe ditur ndjenjën e të mësuarit të jetosh i lirë.Për një fillim viti të mbarë opozita duhet të ndryshojë qasjen politike dhe në vend të ndërtimit të kullës nga fjalët akuzuese që shpesh gjasojnë në dhënie morali nga imoralët, dhe jo mir të seleksionuara e të paqarta në interpretim e që i ngjajnë një politike vrapi , egoistike dhe rapsodike të i ofroj pozitës por edhe qytetarit ofertë politike karshi ekzistuses.Nga ato të krijoi opinione mbështetëse. Të ofroi vizion e qartësi programore në vend të zhurmës e mjegullës .Të bjerë drithë në mullirin e Kosovës për të bluar për mos me ndejt kot mullingjiu Do të doja që ky vit vërtet në politikën e Kosovës ta lind një të re e varrosë një të vjetër. Kjo e re do të i shërbente konsolidimit të demokracisë .Një e re që zhduk inatet dhe ofron mendime pozitive si pikënisje vepruese.
Attachments area