Shpresoj që e kam gabim, por duket sikurse një çmenduri elektorale i ka kapluar politikanët tanë. Jo vetëm që po rriten pagat në kohë fushate zgjedhore që nënkupton korrupsion elektoral i përzier me klientelizëm, por gjithashtu tash kemi një garë se kush i rritë më shumë.
Ku po i merrni parat, qinda milionë euro që po i rritni pagat? Mos rastësisht po i sjellni nga shtëpia apo llogaritë private bankare? Apo ndoshta nga buxheti i partive tuaja? Aha, po ju merrni bizneseve dhe tatimpaguesve.
Pa i fituar dhe rritur ekonominë proporcionalisht, po i rritni pagat me joshë dhe korruptu votuesin më të varfër në rajon dhe Europë me jau marrë votën. E cili është efekti i kësaj politike të ‘mençur’? Më shumë konsum; Më shumë rritje të importeve? Më shumë, thellim, deficit edhe ashtu super të lartë? Më shumë varfëri? Ekonomi dhe biznese më të lodhtë.
Kjo çka po ndodhë është totalisht e papërgjegjshme dhe asnjë politikan e parti e përgjegjshme nuk e kishte bërë. Tregoni si e rritni sektorin privat dhe ekonominë dhe pastaj si me mjeshtërinë magjike tuajën rriten pagat proporcionalisht. Përndryshe me këto rritje po rritet presion fiskal tek bizneset të cilat edhe ashtu janë të gjunjëzuara nga rritjet e barrës sociale vitet e fundit. Këtu nuk ka interes e dobi për publik, për qytetarin edhe biznesin…
Ata do të bëhen më të varfër nga këto vendime dhe politika jopublike por partiake. Ndërkohë partitë politike do i bëjnë dy-tre vota më shumë përmes korrupcionit elektoral. Përndryshe fuqia blerëse e familjeve dhe qytatarëve mundet me u rritë edhe ndryshe, duke e forcu (jo importin dhe deficitin por) sektorin privat, bizneset, fermerët.
Por kështu duhet punë dhe nuk fitohen votat për zgjedhje. E shkatërrojmë ekonominë dhe sektorin privat për interesin e ngushtë të partive. Ulët.