Për një javë, policia e Ferizajt shqiptoi mbi një mijë tiketa dhe hoqi 24 patentë shoferë

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt, gjatë javës që shkoi nga data 02-08/Janar/2023 ka shqiptuar 1,075 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 24 patentë shoferë, për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre: 15 me lëndime dhe 26 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim, ndërsa ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme