Për një javë, policia në Ferizaj konfiskoi 14 patentë-shoferë

Prishtinë | 02 Maj 2023 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 24 deri më 30 prill, ka shqiptuar 1 mijë e 212 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 14 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 41 aksidente, prej tyre 12 me lëndime dhe 29 me dëme materiale si dhe janë lënduar 21 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin për media.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

“Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje.

Të ngjashme