Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, janë realizuar këto aktivite në rajonin e Ferizajt.
Aktivitetet dhe masat e ndërmarra në DRP Ferizaj 31 maj – 06 qershor 2021
Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, Covid-19
- Mosrespektim i bartjes së maskës 53
- Aktivitete të ndaluara në mjedise private dhe publike 2
- Lokale të kontrolluara 55
Përmbledhje e incidenteve /rasteve me rëndësi dhe aksidenteve.
Incidente / raste : - Vjedhje e rëndë 4
- Vjedhje 24
- Kontrabandim me kafshë 1
Aksidente në komunikacion rrugor 39, prej tyre : - Fatale 1
Persona të vdekur 4 - Me lëndime 22
Persona të lënduar 28 - Me dëme materiale 16
- Gjoba në komunikacion 810
Heqje e patentë shoferit ( konfiskim) 6
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor.