Me datën 13 mars, në Kosovë u shënuan dy rastet e para me COVID-19. E një muaj më pas, numri i të prekurve me virusin korona, është rritur.
Deri në mesditën e së mërkurës, 377 persona rezultuan pozitiv në testin për coronavirus.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë, 8 persona kanë gjetur vdekjen kurse 63 të tjerë janë shëruar.
Nga IKSHPK kanë thënë që nën mbikëqyrje janë edhe afër 5 mijë kontakte të rasteve.
Por, ajo çfarë mbetet shqetësues për këtë Institut, është numri i vogël i epidemiologëve.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, po ashtu kanë thënë që ky institut nuk ka kapacitete për të testuar më shumë raste.
Ndërkohë, Ismë Humolli nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë që në Kosovë, tashmë është arritur pika me të lartë të të prekurve me këtë virus. Ndërkohë deri me 14 prill, në Shqipëri deri më tani, numri i të infektuarve ka arritur në 475, Mal të Zi 278, në Maqedoninë e Veriut 908 dhe Serbia me mbi 4 mijë raste me Covid – 19.