Për një muaj, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 187 aktakuza

Prishtinë | 09 Sht 2024 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për media, ky institucion i ndjekjes ka bërë të ditur se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

“Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë të miturve. Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme